1. Hyrje
Tirana View Residence respekton privatësinë e vizitorëve dhe klientëve të saj dhe angazhohet për mbrojtjen e të dhënave personale që përpunohen nëpërmjet faqes sonë zyrtare të internetit. Kjo Politikë Privatësie shpjegon mënyrën se si shoqëria mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale të përdoruesve që vizitojnë faqen tonë të internetit ose përdorin shërbimet tona online. Duke përdorur këtë faqe interneti, përdoruesi pranon kushtet e kësaj Politike Privatësie.

2. Objekti i kësaj rregulloreje
Kjo rregullore ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre në lidhje me këtë faqe web-i. Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë:

  1. Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  2. Ligjin Nr. 124, datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
  3. Aktet nënligjore përkatëse që rregullojnë mbrojtjen e privatësisë.

Administratori i faqes së web-it kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtën e ruajtjes së jetës private.